Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Krishtlindjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se Krishtlindjet lartësojnë thirrjen për solidaritet, sakrificë, bashkim pa dallim, paqe e dashuri mes njerëzve, shkruan Arbresh.info.
“Përpjekjet për drejtësi, barazi e mirëqenie për secilin nuk duhet të ndalim asnjëherë.”, shkroi ai.
“Me ftesë nga Ipeshkvia e Kosovës, sonte festuam Krishtlindjen bashkë me Ipeshkvin Dodë Gjergji në Katedralen Shën Nënë Tereza. Nga këtu, urojmë për të gjithë besimtarët begati, mbarësi e shëndet.”, shtoi Sveçla.
“Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...