Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar sot dyvjetorin e sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Ai ka theksuar se ky sulm, i organizuar dhe mbështetur nga Serbia, kishte synim aneksimin e veriut të vendit. Sveçla ka falënderuar zyrtarët policorë për guximin dhe profesionalizmin e treguar gjatë përballjes me sulmin.
“Ky ishte plani i errët i 24 shtatorit të cilin e shpërfaqi dhe e dështoi Rreshteri Afrim Bunjaku, rënia e së cilit u kthye në mburojë të sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë. Ky akt e lartëson Hero Afrimin. E bën atë të paharrueshëm mes nesh dhe udhërrëfyes në rrugën që kemi përpara”, ka thënë Sveçla.
“Me moral të lartë, guxim e profesionalizëm zyrtarët tanë policor dolën fitimtarë përballë një plani e një artilerie të tërë të Serbisë. U jam mirënjohës për këtë dhe për shërbimin e përditshëm në mbrojtje të Republikës sonë e qytetarëve tanë”, ka shtuar ai.
Xhelal Sveçla ka potencuar se drejtësia për vrasjen e rreshterit Bunjaku dhe për organizimin e sulmit terrorist është e domosdoshme.
“Drejtësia për vrasjen e tij, ashtu si edhe për organizimin e gjithë sulmit terrorist, është e domosdoshme. Kjo jo vetëm për të lehtësuar dhimbjen tonë kolektive, por edhe si garancë që akte të tilla të mos përsëriten më asnjëherë”, ka deklaruar ministri në detyrë i cili ka mbyllur mesazhin dujke nderuar të gjithë pjesëtarët e rënë në krye të detyrës.
“Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku! Lavdi të gjithë pjesëtarëve të rënë në krye të detyrës! Lavdi të rënëve për liri!”, përfundoi Sveçla.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian