Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një listë që identifikon disa tentativa të dështuara nga Serbia për të destabilizuar Kosovën.
Sveçla akuzon Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për të intensifikuar agresivitetin e luftës speciale kundër Kosovës, duke e quajtur atë një “shkollë ruse.” Ai thotë se dështimet e përsëritura të këtyre përpjekjeve kanë shkaktuar acarim te liderët serbë si Vuçiq, Vuçeviç, Vulini dhe Radojçiq. Sipas Sveçlës, ata ende përpiqen të aplikojnë strategjitë destabilizuese të “shkollës ruse” në rajon.
“Dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese, kanë acaruar Vuçiq-in, Vuçeviçin, Vulinin, Radojçiq-in, të cilët të dëshpëruar, po synojnë ende që “shkollën ruse” për destabilizim, ta implementojnë në rajon” shkroi Sveçla./Arbresh.info/
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...