Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Sipas njoftimit, Sveçla e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Finlandës, si dhe mbështetja e vazhdueshme që ka ofruar Finlanda për zhvillimin institucional të Kosovës.
Ambasadori Nissinen shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e frytdhënës që ka pasur me institucionet tona gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë.
Në përmbyllje të takimit, Ministri Sveçla i uroi Ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale dhe personale./Arbresh.info/

Bekë Berisha me syze të diellit në Kuvend: Masë e rekomandua...
Naim Murseli: Jam plotësisht i pafajshëm, ju betohem!
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...