Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur në takim një delegacion të prirë nga David Johnson, Ambasador dhe Negociator Special per Çështjet e Zhvendosjes, Jeffrey Hovenier Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Steven Naplan, zv. Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes dhe Kyle Hatcher, Koordinator per Refugjatet në Ambasadën Amerikane në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi.
Republika e Kosovës deri më tash ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si aleatët tanë kryesorë jo vetëm në këtë proces por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.
Ministri Sveçla falënderoj delegacionin dhe ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e qëllimeve të përbashkëta./arbresh.info/


Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...