Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se institucionet e sigurisë po vazhdojnë angazhimin për të parandaluar kontrabandën dhe hyrjet ilegale të grupeve ekstremiste në veri të vendit.
“Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njëjtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit,” ka thënë Sveçla.
Ai shtoi se këto veprime synojnë forcimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar.
“Për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë,” theksoi ministri.
Sipas tij, puna e institucioneve të rendit do të vazhdojë me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme në këtë zonë.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...