Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vendosi sot një kurorë lulesh në varrin e heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së tij gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Në një postim në Facebook, Sveçla thekson se përgjegjësia për vrasjen e heroit dhe organizimin e këtij sulmi terrorist është drejtpërdrejtë e Serbisë.
“Me nderime të larta përulemi sot para figurës dhe sakrificës së Rreshter Afrim Bunjakut, dëshmorit më të fundit të Republikës sonë që ra heroikisht një vit më parë në ballafaqim me grupin terrorist të Serbisë që synoi aneksimin e veriut të vendit tonë”, tha Sveçla.
Sveçla gjithashtu theksoi se drejtësia është e pashmangshme dhe kërkoi që Serbia të dorëzojë terroristët sa më parë./Arbresh.info
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...