Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur nga vrasja e 21-vjeçares sot në Ferizaj dhe me rrethanat e krimit.
Sveçla në një postim në Facebook, ka shkruar se përkundër përpjekjeve për ta rritur sigurinë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, sipas tij, janë thirrje për reflektim për të gjitha institucionet e për shoqërinë.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, shkroi Sveçla.
Sot rreth orës 14:40 një grua 21-vjeçare është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa i plagosur nga ish-bashkëshorti i saj ka mbetur vëllai i viktimës, 15-vjeçar.
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...