Ka nisur ceremonia e ndarjes së certifikatave të trajnimit “Mbrojtja e VIP-ve” në kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë.
Ky trajnim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe mbrojtjen e figurave të rëndësishme, raporton Arbresh.info
Gjatë ceremonisë janë shfaqur demostrime të ushtrimeve dhe angazhimeve gjatë këtij trajnimi.
Kjo është realizuar në bashkëpunim ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Turqisë.
Ministri i brendshem ne detyrë, Xhelal Sveçla thotë së kjo ngjarje shënon nje sukses dhe avancim profesional.
“Kanë bërë të mundshëm qe ky rrajnim më përfundu suksesshëm, kjo ngjarje shënon avancimin profesional të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thotë ai.
“Në cdo cep të republikës tonë, shërben me profesionalizëm falë trajnimeve të vazhdueshme që janë realizuar qe nga themelimi i saj”, u shpreh Sveçla.
“I dëshmuar në këtë rast ky kontrubut i vazhdueshëm dhe i parezervë i republikës së Turqisë, ka mundësuar që ky sukses të percillet ne gjeneratat tona”, thotë ai.
“Policia jone e ka dëshmuar zbatimin e mandatit të saj dhe që është e gatshme të mbrojë qytetarët dhe cdo element destabilizues qe rrezikon sigurinë tonë”, potencon ai.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë personalitete të larta nga të dy vendet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit strategjik dhe shkëëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë.
Pjesëmarrësit u përgëzuan për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë trajnimit, ndërsa u vlerësua edhe roli i këtij programi në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Njësive Speciale./Arbresh.info/
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...