Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit në Katar dhe pjesëmarrjes në Panairin “Milipol 2022” ka pasur rastin të takojë homologë të tij nga vende të tjera, thuhet në një komunikatë për media.
Me këtë rast, ai ka takuar ministrin e Punëve të Brenshme të Francës, Gerald Darmanin, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kuvajtit, Sheikh Ahmad Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah, ministrin e Sigurisë së Bonjës e Hercegovinës, Selmo Cikotic, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme në Sudan, gjeneral lejtënant Anan Hamed Muhammad Omar, dhe zëvendësdrejtorin e Departamentit të Shtetit në Direktoratin e Sigurisë Publike në Turqi, Mustafa Jait.
Gjatë takimit me ministrin francez, ministri Sveçla ka shkëmbyer mendimet për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral. Ndërsa, me ministrin boshnjak Cikotic është diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe nevojën e bashkëpunimit rajonal.
Ndërsa, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, ministri Sveçla e ka falënderuar për mbështetetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën. Gjithashtu, janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit policor./arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...