Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ai dhe Qeveria nuk janë kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë.
Në një intervistë për Kossev, Svecla ka thënë se ‘Kriminelët nuk kanë kombësi, sepse janë të përzier, janë ata që duan të portretizojnë aktivitetet e tyre me ngjyra nacionaliste. Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj. Duhet ta ndalojmë. Ne kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, vëmendje për jetë normale, për të mbështetur kategori të tilla dhe për të luftuar kundër këtyre kategorive të tjera’ ka thënë Sveçla.
Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar drejtori të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e quajtur Sveçlën ‘ekstremist’.
“Qëllimi i vetëm i përpjekjeve obsesive të Sveçlës për të kriminalizuar serbët nga veriu i Kosovës është të justifikojë praninë e paligjshme të njësive të tij para policore në veri të Kosovës, ku ata terrorizojnë popullin serb ditë e natë”, ka thënë ai.
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij