Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë dhe se siç potencon ai, prej tri vitesh janë udhëhequr nga ky parim.
Kështu ka thënë Sveçla në takimin e parë të grupit punues për hartimin e Strategjisë Nacionale kundër krimit të organizuar, transmeton Arbresh.info.
“Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë dhe prej më shumë se tri vitesh jemi udhëhequr nga ky parim të cilin gjithmonë e kemi mbështetur zëshëm. Brenda këtij mandati kemi dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe me këtë qasje do të vazhdojmë tutje”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar. Ky grup punues që përbëhet nga mekanizmat e sigurisë, drejtësisë e partnerët tanë ndërkombëtar, bazuar mbi themele të qarta të vizionit tonë, do të hartojë Strategjinë e cila do të jetë udhëzues për institucionet që garantojnë sundimin e ligjit për të gjithë pa dallim”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ministri Sveçla potencoi se mbështetja e tij për institucionet tona nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë asnjëherë në këtë betejë të përditshme por të domosdoshme, për një Republikë të sigurt e me të ardhme prosperuese./Arbresh.info
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...
Abdixhiku së bashku me Osmanin në takim me mësimdhënësit: Ku...
Mbi 1 mijë pasagjerë bllokohen në anije turistike në Francë ...