Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës zyrtare në Londër, është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ndërsjellë në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, financimit të terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera që cenojnë sigurinë tonë të përbashkët.
“U dakorduam për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e informacioneve dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të qenë partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare të sigurisë dhe për të ndërtuar institucione të forta, të qëndrueshme dhe profesionale në bashkëpunim me aleatët tanë”, shkroi Sveçla në ‘Facebook’.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron