Në panairin Eurosatory 2024 që po mbahet në Francë, delegacioni shqiptar, ka prezantuar mjetin e parë luftarak të Shqipërisë, ”Shota”.
Aktiviteti është duke u zhvilluar nën praninë e ministrit francez të Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, dhe aty në ekspozimin e dukshëm të Shotës, janë parë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla bashkë me ekipe të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, transmeton klankosova.tv.
Raportohet se gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendësministri Syla dhe delegacioni do të kalojnë disa ditë në panair, duke vëzhguar zhvillimet në këto fusha me qëllim të avancimit të kapaciteteve ushtarake dhe policore të Kosovës.
Pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të sigurisë së Kosovës në Eurosatory 2024 nënvizon përkushtimin e tyre për të përmirësuar infrastrukturën e mbrojtjes së vendit dhe për të integruar teknologjinë më të avancuar dhe masat e sigurisë.
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...