Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellës: Kishim qëllim të ndalnim shitjen e 8200 hektarëve tokë të Kosovës

15:07 | 10 Prill 2026
E.G

Në Gjykatën e Prishtinës ka arritur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku po mbahet seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.

Gjatë deklarimit në gjykatë, ministri Sveçla tha se veprimi i tyre ka qenë politik dhe se nuk e ndien veten fajtor.

“Nuk e ndiej veten fajtor… akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen …e hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur ta ndajë procedurën penale ndaj Sveçlës nga ajo e të pandehurve të tjerë në këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale