Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mirëpritur në takim Gjeneralmajor Emil Tonev, Shef i Shërbimit të Mbrojtjes Shtetërore të Bullgarisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Bullgaria ka qenë një mbështetëse e palëkundur e Republikës së Kosovës në çdo etapë të zhvillimit të saj.
“Me këtë rast, i shpreha mirënjohjen time Gjeneralmajor Tonev për këtë mbështetje të vazhdueshme, si dhe për angazhimin e tij në thellimin e partneritetit mes dy vendeve tona.”, ka shkruar ai.
“Jam i bindur se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona do të vazhdojë të forcohet edhe më tej, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve tona si dhe në sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë dhe të rajonit në tërësi.”, shtoi mes të tjerash Sveçla./Arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...