Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.
Sipas tij, me urdhër të Vuçiqit, këto grupe mund të aktivizohen me sulme agresive.
“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive”, tha Sveçla në News24 në Tiranë.
Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Gjatë intervistës Sveçla foli dhe për raportet e Albin Kurtit me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...