Dy zyrtarë policorë të Stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra.
Për rastin në fjalë, detaje ka dhënë zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.
Beka deklaroi për Arbresh.info. se ata dyshohet se ishin përfshirë në një mosmarrëveshje që ka ardhur si pasojë e një fjalosje gjatë orarit të punës.
“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në Prizren e ku ishin përfshirë dy zyrtarë policorë. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës. Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren”, tha ai.
“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve drejt fuqizimit të integritetit policor duke theksuar se sjelljet e këtilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet e profesionalizmit që kërkohen nga një zyrtar policor”, theksoi Beka.
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...