Deputeti i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi menaxhmenti i Trepçës ka shkarkuar kryetarin e Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.
Sipas Hotit, kjo është e paprecedent, shkruan Arbresh.info
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri i Kosovës thotë se ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë.
Lexo edhe:
Kreu i Sindikatës së Minatorëve s’ka njohuri për suspendimin e tij
“Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti.
Lexo edhe:
Suspendohen nga puna në Trepçë, kryetari i sindikatës dhe katër të tjerë
Tutje, Hoti shtoi se nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit, pasi siç thekson ai, shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha.
“Edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët. Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha”, tha Hoti./Arbresh.info
Lexo edhe:
BSPK: Largimi i përkohshëm nga puna i punëtorëve të Trepçës, i rrezikshëm
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...