Super-ekspertiza: Sopa u vetëvra, pritet mbyllja e hetimeve(Dokument)

16:39 | 5 Shtator 2015
Gita

Prokuroria Themelore e Prishtinës shumë shpejt pritet ta mbyll rastin e vdekjes së ish-zyrtarit  për informim në Qeverinë e Kosovës, Hamdi Sopa. Tri të dyshuarat për vrasjen e tij, gruaja  Teuta dhe vajzat, Artina dhe Erna Sopi shumë shpejt do të lirohen nga dyshimet për vrasjen e bashkëshortit, respektivisht babait të tyre.

Pafajësinë e tyre, për arbresh. Info avokati Tomë Gashi thotë se e ka  dëshmuar super ekspertiza, që është bërë nga ekspert  në Londër, e cila e ka konfirmuar atë që ka thënë edhe ekspertiza e Eulex-it, duke e rrëzuar kështu tërësisht ekspertizën e Departamentit të  Mjekësisë Ligjore të Kosovës, .

Avokati Gashi i ka thënë  portalit arbresh.info se mbrojtja tashmë ka dorëzuar një kërkesë në prokurori ku kërkon të nxirret një aktvendim për  pushimin e procedurës hetimore ndaj tri të dyshuarave.

Në kërkesën e mbrojtjes thuhet: “Ekspertiza e Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Eulex-it, si ekspertiza e dytë  si dhe ekspertiza e tretë e kryer në Britaninë e Madhe nga ekspert me renome botërore nga instituti për shkencat e mjekësisë forenzike, vërtetojnë dhe nuk lënë asnjë dyshim se në rastin konkret kemi të bëjmë me rast tragjik të vetëvrasjes, e jo  me vepër penale të vrasjes.

Portali Arbresh.info ka siguruar një pjesë të ekspertizës, ku thuhet se Sopa ishte vetëvra, dhe jo vra, siç kishte konstatuar Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

super ekspertiza

Mbyllja e rastit  Hamdi Sopa , pritet të vije pothuajse tri vjet pas vdekjes së tij. Sopa ishte hedhur nga kati i nëntë i banesës së tij me 29 janar  2013.  Disa ditë më vonë prokuroria kishte urdhërua arrestimin e  tri të dyshuarave, Teuta, Artin dhe Erna, menjëherë pas raportit preliminar i Mjekësisë Ligjore, i cili kishte konstatuar se Sopa ishte vra. Tri të dyshuarat kishin qëndruar në paraburgim ma shumë rreth 5 muaj. /G. Lushi/ arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale