Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë përleshur pas një aksidenti me vetura që kishin mes vete.
Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:00, në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Sipas raportit të policisë, në përleshje janë përfshirë një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Gjermanisë.
“Fsh. Milloshevë, Obiliq / 21.08.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...