Një mjek është sulmuar në Qendrën e Mjekësisë Famijare “Rexhep Kuçi” në Suharekë.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Besa Kuqi nëpërmjen një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Kuqi ka dënuar sulmin ndaj stafit mjekësor gjersa ka theksuar se dhuna ndaj mjekëve nuk duhet toleruar.
“Sapo u informova nga kordinatori i QKMF-së se dje është sulmuar njëri nga mjeket në Qendrën e Mjekësisë Famijare “Rexhep Kuçi” në Suharekē. E dënoj ashpër sulmin ndaj stafit mjekësor, duke kërkuar njëkohësisht edhe sjelljen para drejtësisë të atij që e ka kryer këtë vepër të ultë”, ka shkruar Kuqi në Facebook.
Ndër të tjera Kuqi, thotë se është nevojshme qe mjekët dhe punonjësit shëndetësor të kenë status të veqantë, të cilët do ti sankisononte juridikisht kto incidente.
“Dhuna ndaj mjekeve nuk duhet toleruar, per këtë arsye është e nevojshme qe mjekët dhe punonjësit shëndetësor te kenë status te veqantë, i cili do ti sankisononte juridikisht kto incidente, me qëllim qe raste te tilla te mos trajtohen ne te ardhmen si sulme te thjeshta!”, ka përfundur Kuqi./Arbresh.info/
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...