Është arrestuar një person në Prizren, pasi ka goditur me veturë zyrtarin policor.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh nga policia, të dyshuarit polici ia kishte kërkuar dokumentet por ai kishte refuzuar dhe kishte tentuar të ikë me veturë.
“Rr. Bashkim Suka, Prizren / 26.03.2025 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditë me veturë zyrtarin policor i cili në atë moment ka qenë duke kryer detyrën zyrtare. Të dyshuarit polici ia kishte kërkuar dokumentet por ai kishte refuzuar dhe kishte tentuar të ikë me veturë, por në pamundësi ishte nisur vrullshëm dhe e kishte goditë policin i cili si pasoj ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...