Një person është arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër burrë pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 në sheshin “Gjorgj Bush”. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga njësitet policore pas incidentit.
Viktima, gjithashtu mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Sheshi Gjorgj Bush, Prishtinë 25.04.2026-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...