Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë fishekë në Skenderaj, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.
Sipas policisë, arma është konfiskuar pas një mosmarrëveshjeje ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht një person tjetër, shkruan Arbresh.info.
“Arma është konfiskuar në rrugën ” Azem Bejta ” pasi që pas një mosmarveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se ndaj të dyshuarit është inicuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim I lehtë trupor ‘./Arbresh.info/
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë