Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë aktivistin Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, në studiot e Klan Kosovës, për xhirimin e një emisioni.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:35, në rrugën ‘Muharrem Fejza’, tek banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë Molliqajn dhe po kthehej në veturë.
Sipas Vetëvendosjes, ai është goditur me shufra metalike, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore dhe tani gjendet në Qendrën Emergjente të QKUK’së.
“Po ashtu, këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe është sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosjes. Momentalisht Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ndërsa, gjendja shëndetësore e Agronit është e mirë”, thuhet në njoftimin e Levizjes Vetëvendosje./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...