Sulmohet me mjete të forta një 23-vjeçar në Han të Elezit, arrestohen dy persona

08:49 | 29 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 23-vjeçar është sulmuar me mjete të forta në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Sipas hetimeve, dy të dyshuarit, të moshës 22 dhe 20 vjeç, e kanë goditur viktimën në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Han të Elezit dhe më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale