Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë bombë, është dëgjuar rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm në oborrin e shtëpisë së policit Millan Gjukiq në Zubin Potok, por përveç dëmeve të konsiderueshme, nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, në kohën e shpërthimit Gjukiq me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij ka qenë në shtëpi.Mësohet se deri tani nuk dihet autori apo autorët dhe as motivi i këtij sulmi, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje.
Ndryshe, polici Gjukiq është pjesëtar i Njësitit kundër narkotikëve në kuadër të Policisë së Kosovës dhe ky është sulmi i dytë ndaj tij.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim