Idro Seferi, gazetar kosovar që punon në Beograd ka dhënë një intervistë për emisionin Frontal në T7 ku ka folur për protestën që u mbajt në Beograd një natë më herët.
Pos tjerash, Idro Seferi, ka treguar se gjatë mbulimit të kësaj proteste si gazetar, ka treguar se ai dhe gazetarët kanë qenë të rrezikuar. Për më tepër gazetari nga Kosova ka treguar se ai ka pësuar dy goditje.
Na pengonin një pjesë e njerëzve sepse thoshin se nuk duhet të filmonim. Ishte një gjendje mjaft e tensionuar, unë pësova dy goditje; njërën nga një bomë e gazit për shkak se policia filloi të gjuaj në ajër shumë boma gazi dhe njëra më goditi në pjesën e fytyrës. Por fatmirësisht e pata maskën. Ishte një shok i momentin sepse kur ajo goditë më pas shpërthen. Mu deshën disa minuta për të kuptuar se nuk isha lënduar”, ka thënë Seferi për Frontal.
Ai ka thënë se lëndimi do të ishte shumë I madh nëse s’do të kishte maskë. “Ka qenë një fat i mirë, sepse fatmirësisht maskën e mbaj me vete. E mbaj maskën në çantë para shpërthimit, vrapova e mora maskën sepse më vonë nuk do të kasha mundësi ta marr”, ka thënë Seferi.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...