Rreth orës 03:04 të mëngjesit në fshatin Përlëpnicë të komunës së Gjilanit, është raportuar një sulm fizik ndaj një personi nga dy persona të dyshuar.
Sipas policisë, të dyshuarit, të cilët ishin me një veturë, e kanë sulmuar viktimën dhe më pas i kanë marrë një shumë të caktuar parash, duke u larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
“Përlëpnicë, Gjilan 09.08.2025-03:04. Është raportuar se dy persona të dyshuar me një veturë e kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k dhe më pas ia kanë marr një shumë parashë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës