Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se mbrëmë janë sulmuar dy infermierë në spitalin e përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës.
Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore.
“SHSKUK e dënon dhe cilëson si të papranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë”, thuhet në reagim.
Në njoftim thuhet se përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent.
Lexo: Sulmohen dy infermierë në Mitrovicë, policia arreston dy persona
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit