Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, ka dënuar fuqishëm sulmin sabotues dhe terrorist të kryer mbrëmjen e së premtes ndaj kanalit kryesor të Ibër Lepencit, në fshatin Vragë të komunës së Zubin Potokut.
Ky institut kërkoi që institucionet shtetërore të sigurisë dhe Qeverinë e Kosovës që të intensifikojnë bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në komunat veriore të vendit.
“Gjithashtu, Instituti PREVENT bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke përfshirë edhe sektorin privat, që të përshpejtojnë procedurat për krijimin e mekanizmave të duhur shtetëror për zbatimin e plotë të ligjit mbi mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Ky bashkëpunim ndërsektorial është jetik për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...