Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
Tutje Uka-Lutfiu tha se pas pak Gjykata Supreme do të publikojë edhe vendimin.
Kujtojmë se, tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.
Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...