Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ku një person ka raportuar se ndaj tij është shtënë me armë derisa po ecte në rrugë.
Sipas deklaratës së viktimës, një i dyshuar ka hapur zjarr në drejtim të tij dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në një kafiteri pranë vendit të ngjarjes.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 9 mm si prova materiale.
“Rr. Astrit Rrushi, Prishtinë 09.05.2025-15:03. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, i dyshuari mashkull kosovar, ka filluar të shtijë me armë në drejtim të tij dhe pastaj është larguar në drejtim të panjohur. Të lënduar nuk ka, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në një kafiteri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 3-gëzhoja cal-9mm, si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri