Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se do të jetë e vështirë që të arrihet një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij janë humbur shumë raste që të arrihet një gjë e tillë, tani nuk mund të korrigjohet brenda dy viteve diçka që ishte e gabuar 20 vjet më parë.
Këto deklarime Stefanoviq i ka bërë për televizionin serb TV Pink, duke hedhur kritika në drejtim të ish-presidentit Boris Tadiq dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, për lejimin e vendosjes së kufijve në Bërnjak dhe Jarinje.
Sipas tij, Aleksander Vuçiq pas ardhjes në pushtet i ka gjetur të nënshkruara gjithë këto marrëveshje.
“Gjërat po ndryshojnë, por nuk jam i sigurt nëse do të arrijmë një zgjidhje, sepse kemi kundërshtarë në çdo anë të cilët janë gjithmonë kundër interesave të Serbisë” ka thënë ministri serb, Stefanoviq raporton Danas, transmeton Gazeta Express.
Kujtojmë se ideja për shkëmbim të territoreve e prezantuar nga presidenti Thaçi dhe homologu i tij Aleksandër Vuçiq, është kundërshtuar si në Kosovë po ashtu edhe në Serbi.
Më i ashpër kundër kësaj ideje ka qenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se një ide e tillë duhet të hidhet poshtë menjëherë, për arsye se çfarëdo prekje e kufijve do të nënkuptonte luftë.
Ndërkohë edhe një grup i ish-diplomatëve të lartë të BE-së, dje i kanë shkruar një letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku kanë ngritur shqetësime të thella rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se një gjë e tillë do të nxiste lëvizje seperatiste edhe në vende tjera të rajonit.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës