Statuti e lejon Albin Kurtin kryetar dhe kryeministër, e për këtë ka reaguar Frashër Krasniqi.
Zyrtari i Partisë Socialdemokate, Frashër Krasniqi, i cili ka qenë deputet i Lëvizjës Vetëvendosje, ka komentuar ndryshimin e statutit të LVV’së, i cili ia lejon Albin Kurtit që të jetë edhe kryetar i partisë, edhe kryeministër.
Frashër Krasniqi shkruan ndryshimin e statutit të Lëvizjës Vetëvendosje, për t’iu lejuar Albin Kurtit të jetë kryetar i partisë dhe kryeministër bëhet sepse, sipas tij, në VV ‘lideri është suprem’.

“Partia populliste nuk njeh norma ligjore as dokumente kushtetuese. Lideri është suprem. Prandaj statuti e kushtetutat ndërrohen sipas nevojës së kryetarit”, ka shkruar Krasniqi.
Ai thotë se Kurti ia ndryshoi statutin partisë që ta mbajë përgjithmonë pozitën e kryetarit.
“Sot z. Kurti ia ndërroi partisë statutin për ta përjetësuar veten si kryetar. Hapi i parë drejt njësimit të partisë me shtetin”, thuhet në postimin e Krasniqit./orainfo/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...