Reagimet rreth vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë po vazhdojnë. Anëtarja e Partisë GUXO, Jeta Statovci ka reaguar ndaj kritikave të Avdullah Hotit të LDK-së, duke i cilësuar ato si sulme të pabazuara dhe irracionale ndaj Presidentes së Republikës.
“LDK përmes Avdullah Hotit paska vazhduar sulmet irracionale ndaj Presidentes Vjosa Osmani. Si duket, LDK nuk po del dot nga pasojat që i ka shkaktuar vetes pesë vite më parë, kur përjashtuan figurën më të fuqishme politike, pikërisht Presidenten”, ka shkruar Statovci.
Ajo ka vënë në pikëpyetje arsyet e kritikave ndaj vizitës së Osmanit në Mitrovicë, duke theksuar rëndësinë e qytetit.
“Çfarë mëkati qenka që Presidentja e shtetit të vizitojë një kryetar komune? Për më tepër kur të gjithë e dimë çfarë rëndësie ka Mitrovica për sigurinë, bashkëjetesën dhe stabilitetin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.
Pasi Osmani vizitoi kryetarin e Mitrovicës, reagon Hoti: Shkuarja për ta uruar ish-bashkëthemeluesin saj është shkelje e hapur kushtetuese
Sipas Statovcit, vizitat e Osmanit në Mitrovicë nuk janë të reja dhe nuk lidhen me emra konkretë politikë.
“Presidentja Osmani ka vizituar edhe më parë këtë qytet, edhe kur kryetar në Mitrovicë nuk ka qenë Faton Peci”, ka shtuar ajo.
Ajo ka akuzuar LDK-në për reagim selektiv dhe të motivuar politikisht.
“LDK reagoi menjëherë dhe me panik kur u vizitua Faton Peci, e kuptueshme me çfarë motivi”, ka shkruar Statovci.
Në fund, ajo ka theksuar se Presidentja ka vepruar brenda rolit të saj kushtetues.
“Nëse Partia GUXO është thembra e Akilit të LDK-së, le t’i reagojnë partisë, jo Presidentes, e cila, absolutisht ka kryer rolin e saj kushtetues, dhe absolutisht, nuk ka ushtruar kurrfarë ndikimi partiak. Të mos sulmohet institucioni më serioz i Republikës, ai i Presidencës”, ka përfunduar Statovci. /Telegrafi/
LEXO EDHE:
Hoti e quan Osmanin “favorizuese dhe përçarëse”, pas vizitës së saj te Faton Peci
Në pikën kufitare Qafë-Thanë është ndaluar importi i mbi 26 ...
Osmani: E ftova Papa Leonin XIV për vizitë, shpresojmë për n...
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...