Lista Serbe thekson se Prishtina po përpiqet të vendosë forcat në veri të Kosovës sipas tyre “nën pretekstin e mbrojtjes së qytetarëve, me qëllimin e okupimit të heshtur të komunave serbe”.
LS thekson se “përkundër të kuptuarit të situatës së re përreth pandemisë së koronavirusit, ajo me vendosmëri kundërshton qëllimin e fshehtë të Prishtinës për të vendosur forcat ushtarake në veri”., raporton Tanjug
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen dhe të ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
Thaçi ka deklaruar nëpërmjet Twitterit se bazuar në detyrat e tija kushtetuese si President, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe ta ratifikojnë atë dekret të propozuar nga ai.
“Bazuar në kompetencat e mija kushtetuese si president, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kam nënshkruar një dekret për deklarimin e Shtetin e Emergjencës pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. I bëj thirrje parlamentit të bëhen bashkë e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti”, ka shkruar Thaçi.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron