Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka nisur takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Prishtinë.
Pas shtrëngimit të duarve në nisje të takimit, Spiropali iu drejtua Kurtit me fjalët: “Albin, e ke sjellë diellin sot”, duke krijuar një moment të ngrohtë para fillimit të bisedimeve zyrtare.
Takimi vjen pas takimeve që ministrja shqiptare zhvilloi me Presidenten Vjosa Osmani, Kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Glauk Konjufca.
Vizita e saj në Prishtinë synon thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me fokus në koordinimin e politikës së jashtme dhe proceset integruese evropiane./Arbresh.info
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë