Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur nga homologu i saj kroat, Gordan Grlić Radman.
Ajo ka deklaruar se, gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri–Kroaci–Kosovë.
“Pritja nga kolegu dhe miku, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane, Gordan Grlić Radman, për ta çuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve. Diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj, Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE dhe përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian.
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...