Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të vizituar familjen e tij në Burojë të Skenderajt.
Sipas përgjigjes së zëdhënëses së Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep për Arbresh.info, Thaçi është lejuar të vijë në Kosovë të takojë familjen e tij dhe është nën përkujdesje e policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
“Për shkak të arsyeve humanitare, trupi gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, shprehet Griep.
Ndryshe, siç bëhet e ditur në media, Thaci ka arritur në Kosovë sot rreth orës 12:30, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
LAJMI I FUNDIT/ Hashim Thaçi në Kosovë – Arbresh.info
Publikohet fotografia që dyshohet të jetë e njërit nga krimi...
Sonte ndizen qirinj në nderim të policit të vrarë nga sulmet...
Në hyrje të Prishtinës vendoset baneri me mbishkrimin: “Të v...
Butikofer: Borrell nuk guxon të thotë se pa mbështetjen e Se...
Varheyli: Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës
Ukrainasit godasin ndërtesën e FSB-së në Kursk, droni u përp...