Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar deklaratat e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në drejtim të presidentit të Francës Emmanuel Macron lidhur me politikën e vizave për Kosovën.
Sipas Spahiut, pasojat do t’i vuajë populli i Kosovës.
“Ajo që ndodhi në Slloveni dhe deklarata e Macron është një nga mesazhet më të rënda për Kosovën që nga krijimi i shtetit, se aktualisht Kosova është i vetmi shtet në botë nën sanksionet e SHBA dhe BE, vend që është i krijuar nga vetë Perëndimi dhe vetë ai e ka sanksionuar, jo për popullin por qeverinë. Të ishte në një shtet tjetër Osmani do rrezikonte pozicionin e saj. Shteti i Kosovës është krijesë e Perëndimit. Osmani ka përdorur një terminologji që kreut të shtetit nuk i shkon, duke thënë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vdes. Është një lloj çmendurie, deklarata e Osmani, duke kërcënuar perëndimin se nëse nuk jep vizat për Kosovën, ne pezullojmë dialogu. Kosova nuk e ka luksin për t’i bërë karshillëk Parisit, Berlinit, Uashingtonit. Është një lloj vetëvrasjeje, jo për Vjosën, por dëmi që i sjell popullit të Kosovës. Nga hapat e gabuar që hedhin këta njerëz dëmtohet popull i Kosovës, rrezikohet izolimi përmes pezullimit të vizave”, tha Spahiu./Euronews.al
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...