Me rastin e shënimit të “Ditës së Shëndetësisë” së Kryeqytetit, Drejtoria e Shëndetësisë, organizoj sot, një sërë aktivitetesh me qëllim të kthimit të memories institucionale dhe shoqërore, zhvillimin e shëndetësisë në Kryeqytet, si dhe promovimin e rëndësisë së shëndetit për qytetarët e Prishtinës.
Ndër aktivitetet e para, sipas agjendës, ishte vizita në Shkollën e Mesme të Ulët “Meto Bajraktari”, aktivitet ky i dedikuar për shkollaret të cilëve pas ndërprerjes dy vjeçare të vizitave sistematike shëndetësore, ju rikthyen vizitat për florizimin e dhëmbëve me ç’ rast u promovua rëndësia e shëndetit oral tek nxënësit, ku bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku, e pranishme në ngjarje ishte edhe Drejtorja e Arsimit Besianë Musmurati, shkruan arbresh.info.
Aktivitet tjetër i organizuar nga Drejtoria e shëndetësisë në bashkëpunim me QKMF dhe QMU ishte dhe “Aktiviteti me Qytetarë” në qendër të kryeqytetit në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku para kalimtarëve u demonstruan shërbimet e ndryshme shëndetësore, si dhe mënyra të ndryshme të ruajtjes së shëndetit.
Shënimi i ditës së shëndetësisë, u përmbyll me aktivitetin “Manifestimi për Shëndetësi”, ngjarje kjo që përkujtoj dhe nderoj kontributin e mantel bardhëve të sistemit shëndetësor përgjatë viteve të 90-ta me ç’ rast Drejtori i Shëndetësisë, në një fjalë rasti përshkroi kronologjinë e zhvillimit të shëndetësisë primare në Prishtinë para dhe pas luftës dhe gjatë periudhës se Covid– 19.
Kryetari Rama, ndau mirënjohje për kontribut dhënësit, ish- drejtorët e institucioneve shëndetësore të kryeqytetit si dhe në një fjalë rasti, i njoftoj pjesëmarrësit që gjatë kësaj jave, për herë të parë në Prishtinë, do të bëhet “Shpalosja e Planit të Fizibilitetit të Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës” si pikënisje për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Kryeqytetit./arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër