Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë këtë të enjte aktgjykimin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Prizren, gjatë luftës në Kosovë.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, Pleskoviq akuzohet se më 1 shtator 1998, në bashkëkryerje me një grup të armatosur prej 7–8 personash të nacionalitetit serb, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë: R.D., B.D. dhe F.B., si dhe plagosjen e Fevzi Canës, Xhenger Canës dhe Bashkim Kastratit.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Prizrenit, teksa viktimat po shkonin drejt malit. Sipas aktakuzës, grupi i armatosur i kishte ndalur, fyer dhe më pas Pleskoviq kishte hapur zjarr me armë automatike të tipit “Kallashnikov”, duke lënë të vdekur tre persona në vend.
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim