Policia e Kosovës, në kuadër të fushëveprimtarisë së saj në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në përgjithësi, zbaton edhe strategji shtetërore dhe rajonale (Udhërrëfyesi rajonal për kontroll të AVL-ve) që kanë të bëjnë me kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve.
Në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe mjete të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivët artizanalë.
Me vendim të gjykatës, është lejuar shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.
Policia e Kosovës, më datën 20 shtator 2023, do të organizojë aktivitetin e shkatërrimit të armëve. Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian si dhe përmes mbështetjes nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë- Programit të Kosovës për Siguri (KSSP) si dhe SEESAC, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga Ministra e Punëve të Brendshme, UNDP-ja, BE-ja dhe Policia e Kosovës.
Ky aktivitet nis nga ora 10:00, dhe do të mbahet tek Metal Holding, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Prelez./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë