Sot, më 28 Shtator, shënohet Dita Botërore e Luftës Kundër Tërbimit, një ditë ndërkombëtare që synon të rrisë vetëdijen për parandalimin dhe kontrollin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme, e njohur ndryshe edhe si hidrofobi.
Tërbimi mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik në shumë vende të botës, duke shkaktuar mijëra vdekje çdo vit. Kjo sëmundje zoonotike transmetohet nga kafshët te njerëzit, dhe simptomat e para ngjajnë me ato të gripit: ethe, dhimbje koke, lodhje dhe ndjesi parehatie në trup. Nëse nuk trajtohet në kohë, tërbimi është pothuajse gjithmonë fatal brenda 1-3 muajve pas infektimit.
Dita Botërore e Tërbimit u shënua për herë të parë në vitin 2007 dhe përkon me ditën e vdekjes së Louis Pasteur, shkencëtarit francez që zhvilloi vaksinën e parë kundër tërbimit – një arritje që ka shpëtuar miliona jetë.
Në këtë ditë, qytetarët inkurajohen të marrin masa parandaluese, si vaksinimi i kafshëve shtëpiake dhe shmangia e kontaktit me kafshë të egra. Parandalimi mbetet mënyra më efektive për të luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...