Sot, shqiptarët kudo që ndodhen, shënojnë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi të veçantë për arsimin.
Më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe, e cila shënoi një moment historik për arsimin shqiptar. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.
Kjo datë nderohet si një ngjarje e jashtëzakonshme kulturore dhe historike për të gjitha trojet shqiptare, duke u kujtuar si dita kur mësuesit e parë na mësuan shkronjat e para shqipe.
Që nga kjo ditë, “Mësonjtorja e Parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e hapjes së shkollës u shndërrua në një festë, duke bërë që çdo 7 Mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave./Arbresh.info
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...