Qytetarët të Gjakovës sërish do të kundërshtojnë sot ardhjen e paralajmëruar të pelegrinëve serbë në qytetin e tyre.
Përmes rrjetit social Facebook, ata po thërrasin për protestë.
“Nesër me 28 gusht ora 8:00 te rruga ‘Mbreteresha Teutë’, protestojmë kundër ardhjes së kriminelëve serbë në Gjakovë”, thuhet në përshkrimin e thirrjes për protestë.
Edhe shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, ka dalë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në qytetin e Gjakovës, shoqatë e cila, përmes një letre të hapur dërguar presidentit Thaçi, kërkon nga ky i fundit që të ndalojë këtë vizitë.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që sivjet ta vizitojnë kishën.
“Me këtë rast ju lus që personalisht të angazhohen në mënyrë që serbët nga Gjakova më 28 gusht 2018 të mundë ta vizitojnë kishën dhe shtëpitë e veta dhe të mos i nënshtrohen poshtërimit sikur në vitin e shkuar”, ka thënë Kandiqi në letrën e sot e boton e gazeta e Beogradit “Danas”.
E presidenti i vendit tha se “sot, është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”./arbresh.info
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës