Pushtet e opozita në Gjilan janë dakorduar që ta votojnë atë. Pajtimi u bë pasi përpjekjet e kryetarit të komunës, Alban Hyseni, për miratimin e buxhetit pa mbështetjen e opozitës dështuan.
Sot pritet të marr epilogun situata e krijuar tash e shtatë muaj me mos miratimin e buxhetit për sivjet në Komunën e Gjilani. Seanca e Kuvendit të Komunës pritet të filloi në orën 10:00.
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ka bërë të ditur se pas takimit të fundit në Komitetin për Politikë dhe Financa, i është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar.
“Si kryetar i komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i projektbuxhetit për vitin 2025, të propozuar nga unë si kryetar i komunës”, ka thënë Hyseni.
I pari i Gjilanit përshëndet reflektimin e opozitës (LDK dhe PDK) si dhe arritjen e mirëkuptimit për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh./rtk
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...