Minatorët e Trepçës kanë dalë me disa kërkesa për rritje të pagës dhe shujtës.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, e ka konfirmuar për RTK- në, se punëtorët e minierës, në shenjë proteste, të mërkurën nuk kanë punuar për disa orë.
“Përmes sindikatës i kanë adresuar kërkesat e tyre’, tha ai. “Por pas një takimi me drejtorë dhe personat kompetent, janë dakorduar për një afat kohor për shqyrtimin e kërkesave të tyre’, deklaroi Januzi.
Televizioni publik ka kontaktuar edhe drejtorin e minierës, Behxhet Vinarcin, i cili ka pohuar se minatorët e kanë ndalur punën për disa orë.
“Por pas sqarimit të disa paqartësive, procesi i punës është kthyer në normalitet”, tha ai.
Vinarci gjithashtu ka thënë se operatorit i cili furnizon punëtorët e kësaj miniere me shujtë ushqimore, i ka skaduar kontrata.
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...